Monday, January 9, 2023

DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE

DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE

Objektivi:

  • Mbrojtja e lëkurës dhe rrobave nga kontaminimi me mikroorganizma dhe mënjanimi i përhapjes së tyre në pacientë të tjerë ose objekte të ndryshme.

Materilalet e duhura:

  • Doreza
  • Përparse
  • Maske
  • Карuc
  • Syze të vogla sterile

Teknika:

  • Duhet të sigurohemi që dispozitivët për mbrojtie individuale nuk shkaktojnë alergji.

Veshja e dorezave:

  • Lajmë duart
  • Hiqim dorezat nga mbajtësja e tyre
  • Mbajmë dorezën nga pjesa e kyçit dhe fusim gishtat e dorës me ngadalë deri tek kyçi
  • Përsërisim të njëjtën proçedurë me dorën tjetër.

Heqja e dorezave:

  • Kapim me një dorë pjesën e jashtme të dorezës tjetër në nivelin e kyçit dhe pastaj e tërheqim.
  • Tërheqim dorezën tjetër sipër asaj që kemi hequr.

Veshja e përparses:

  • Kalojmë krahët në fillim me rradhë tek secila mëngë.
  • Lidhim rripin në nivelin e qafës dhe të belit.
  • Sigurohemi që përparsja mbulon komplet rrobat tona në mënyrë që të mos bëhemi pis nga lëngje të ndryshme.

Heqja e përparses:

  • Zgjidhim përparsen në nivelin e belit me duart të pastra ose me doreza të pastra.
  • Heqim dorezat.
  • Zgjidhim përparsen në nivelin e qafës.
  • Kapim përparsen poshtë qafës dhe heqim një mëngë
  • Përsërisim të njëjtën proçedurë dhe me dorën tjetër.
  • Mblidhim përparsen duke e kthyer mbrapsh dhe duke u siguruar që sipërfaqja e bëre pis nuk takon me duart ose lëkurën e pambrojtur.
  • Po të shohim se është bërë pis me gjakose materiale organike e hedhim në mbeturinat e rrezikshme. 
  • Po të mos jenë pis me gjak e hedhim në mbeturinat urbane.
  • Lajmë duart.

Vendosja e maskës:
  • Zgjedhim llojin e maskës.
  • Sipas tipit të saj vendosim llastikët rreth veshëve ose lidhim në fillim lidhëset e sipërme pastaj lidhëset e poshtme.
  • Zgjasim maskën nga poshtë duke filluar nga hunda, në mënyrë që të mbulojë gojën dhe mjekrën dhe pastaj shtrëngojmë pjesën metalike rreth kurrizit të hundës.
Heqja e maskës:
  • Zgjedhim llojin e maskës.
  • Heqim maskën nga fytyra pasi të kemi hequr dorezat. Në fillim zgjedhim lidhëset e poshtme pastaj të sipërmet.
  • Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbeturinat urbane.
  • Lajmë duart me kujdes.
Vendosja e kapucit:
  • Rregullojmë flokët në mënyrë që jenë të mbledhur mbrapa në brendësitë e kapuçit, mund të përdorim llastikë ose kapse të ndryshme.
  • Kur të jenë gati flokët, vendosim kapuçin në kokë dhe mbulojmë komplet flokët. Qëllimi i vënies së kapuçit është mbrojtja e flokëve nga sekrecione të ndryshme.
Heqja e kapucit:
  • Përdorim doreza te pastra ose duart te jenë të lara.
  • Fusim një dorë poshtë kapuçit dhe e lëvizim me kujdes në mënyrë që pjesa e sipërme e kontaminuar të mos takojë flokët ose lëkurën.
  • Po të jetë e kontaminuar me gjak ose materiale organike e hedhim në materialet e rrezikshme.
  • Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbetjet urbane.
  • Lajmë duart.
Vendosja e syzeve per te mbrojtur sytë:
  • Sigurohemi që dispozitivi i vënë të mbrojë pjesën e përparme e laterale të syve dhe të lërë një fushëpamje të qartë.
  • Lidhim dispozitivin sipas instruksioneve kryesore.
Heqja e syzeve për rë mbrojtur sytë:
  • Përdorim doreza të pastra ose duar duhet të jenë lara.
  • Sigurohemi që pjesa e kontaminuar e dispozitivit të mos takojë sytë, flokët ose lëkurën
  • Pastrojmë dhe e dizinfektojmë dispozitivët.
  • Lajmë duart.
Pas proçedurës:

  • Nëse dispozitivët janë të kontaminuara me gjak ose mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje të rrezikshme.
  • Nëse nuk janë të kontaminuar me gjak dhe me mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje urbane.
  • Lëvizim dispozitivët mbrojtës të kontaminuar në mënyrë të tillë që të mos kontaminojmë lëkurën e zbuluar, flokët ose veshjet tona.
  • Po të jetë një dispozitiv i njollosur e heqim gjithmonë duke përdorur dorezat.
  • Në rastin kur dispozitivi dhe dorezat janë pis heqim dorezat, lajmë duart dhe vendosim doreza të tjera për të hequr dispozitivët e tjerë.
Rezultatet e pritura:
  • Nuk verifikohet transmetimi i mikroorganizmave

LARJA E DUARVE

 

LARJA E DUARVE

Objektivi :

        ·        Heqja e agjenteve patogene nga duart dhe paisjet sanitare

 

Materialet e duhura:

        ·         Uje I rrjedhshem

        ·         Sapun

        ·         Lavaman me drenazh per saponin qe mos te bllokohet ne uje te kontaminuar

        ·         Copa një përdorimshme.

        ·         Peshqir.



Teknika:

        ·         Identifikojmë pacientin dhe prezantohemi.

        ·         Vlerësojmë prezencën e alergjive nga produktet që përdoren për higjenën e duarve.

        ·         Dekontaminojmë duart para se të kemi kontakt direkt me pacientin dhe veshim doreza sterile.

        ·         Dekontaminojmë duart pasi:

        ·         kemi pasur kontakt me lëkuren e infektuar të pacientit,

        ·         kemi pasur kontakt me likide apo sekrecione të trupit, mukozë, mjekime plagësh edhe nëse duart nuk duken të kontaminuara,

        ·         kemi pasur kontakt me objektet e afërta të pacientit,

        ·         jemi spostuar nga zona e kontaminuar në zonën jo të kontaminuar,

        ·         kemi hequr dorezat.

        ·         Lajmë duart me ujë dhe sapun antimikrobik dhe jo antimikrobik:

        ·         para se të hamë dhe pasi të kemi vajtur në tualet,

        ·         nëse duart jane vizualisht të pista, vizualisht tënjollosura me gjak, me likide tëtjera trupore apo të kontaminuara me material proteinik,

        ·         nëse dyshojmë apo jemi të sigurt për ekspozimin ndaj bacilit të Antraksit.

        ·         Shikojmë duart, për të verifikuar prezencën e lezioneve dhe për gjatësinë e thonjve.

        ·         Hapim ujin dhe e rregullojmë në temperaturën e duhur.

        ·         Aplikojmë sapunin në duar dhe i fërkojmë me kujdes.

        ·         Lajmë duart në të gjithë siperfaqen e tyre për 15 sek, duke i fërkuar.

        ·         Hapim gishtat për të futur sapunin ndërmjet tyre.

        ·         Fërkojmë majat e gishtave të njëres dorë me pëllëmbën e dorës tjetër.

        ·         Fërkojmë edhe një herë duart me njëra-tjetrën.

        ·         Vazhdojmë me larjen e parakrahëve.

        ·         Shpërlajmë duart e parakrahët me ujë dhe i thajmëme një peshqir njëpërdorimësh nga maja e gishtave deri në parakrah.

        ·         Hedhim peshqirin dhe përdorim një tjetër për të mbyllur rubinetat e ujit në mënyrë që të mos transmetohen mikroorganizmat nga siperfaqet e lagura tek duart.

·         Pas proçedurës:

  • Çdo punonjës sanitar mund të zhvillojë proçedura të  tjera.

 

Rezultatet që priten:

        ·         Duart do jenë të pastra dhe pa mikroorganizma patogjene.

Thursday, July 1, 2021

Fizioterapi

Fizioterapia karakterizohet nga:

Lëvizja -Mundësia e lëvizshmërisë është parashikim i rëndësishëm i shëndetit dhe mirëqënies. Lëvizja varet nga funksione integrale dhe të koordinuara të trupit të njeriut në nivele të ndryshme . Fizioterapia ështëe drejtuar në nevojën e njeriut për lëvizje dhe potencialet apo mundësitëe tij.

Individi - Individë të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme që vijnë si rezultat i reaksioneve fizike, psikologjike dhe sociale ndaj kërkohet, në bazë të principeveetike të fizioterapistit, të ofrojë shërbime duke respektuar këto nevoja.


Ndërveprimi pacient/fizioterapist

Arritja e mirëkuptimit mes fizioterapistit dhe pacientit është thelbësore në përcaktimin e nevojave të pacientit , objektivat e trajtimit si dhe siguron pjesëmarrje aktive të pacientit në këto proçese. Interaksioni,është parakusht për ndryshime pozitive në kuptimin e vet trupit dhe lëvizjes duke përparuar në mirëqënie të përgjithshme.

Autonomia profesionale

Aftësia profesionale përgatit fizioterapistin për punë të pavarur. Fizioterapisti ka liri të plotë në përcaktimin e ndërhyrjeve fizioterapeutike ndaj pacientit.

Diagnoza

Diagnoza në kuadër të fizioterapisë vendoset në bazë të vlerësimit klinik që mundëson përcaktimin e dëmtimeve dhe kufizimeve funksionale. Në përcaktimin e diagnozës rol kryesor ka mjeku MFR.

Çfarë janë Triggerpoint

Çfarë janë Triggerpoint?

Triggerpoint janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndjehet lehtë si një kokërre vogël ose  ndjehet e dhimbshme si një thumb. Ato arrijnë të mbajnë nën tension dhe kontraktim të gjithë fibrat muskulare mbi të cilat janë formuar, duke krijuar një “tel“ të tensionuar që ndjehet qartë në muskul. Nyjet e formuara mbi muskul quhen triggerpoint miofascial, për ti dalluar nga triggerpoint e formuara në indet e tjera të buta si: lëkura, ligamentet, tendinat .

  

Sunday, April 4, 2021

Etike Profesionale

 


Profesioni nuk duhet të konsiderohet si një shërbim i thjeshtë në aspektin e fitimit dhe fatit të qëndrueshëm të mbijetesës; nuk është formuar vetëm nga elementë, materiale apo vlera ekonomike, ajo është mbi të gjitha këto, dhe në thelb, organi më delikat dhe efikas i strukturës shoqërore. ​

​Mund të klasifikojmë profesionet që do të mjaftojnë për të kujtuar thelbin, ata kanë lidhje me të mirën e përbashkët, për të kuptuar se çdo kategori është përcaktuar nga kontributi përkatës i shërbimeve profesionale ndaj vlerave të përbashkëta të mira. ​

Duke pasur parasysh këtë deklaratë të paraqitur në hierarki mes disa nga shumë profesione civile që ekzistojnë:​

        ​- Mësuesi: është ai që i jep studentit me përpjekje shkencore dhe morale që përfshin të gjitha mësimet e vërteta, ajo luan në atësinë autentike shpirtërore që ngrihet mbi të gjitha qëndrimet e mercenareve.​

        - ​Mjeku: është konsideruar si ministri i përhershëm i cili përfiton në një formë të drejtpërdrejtë me individin dhe shoqërinë, jo vetëm në dimensionin e saj psikosomatik por edhe në origjinën e pastër shpirtërore, origjina e personalitetit.​

        - ​Avokati: është konsideruar për të mirën e komunitetit dhe respektimin e traditave të tyre të ligjshme, të gjyqtarit që është e plotë dhe kujdestar besnik i shtetësisë.​

       - Inxhinieri: kontakti i përditshëm me punëtorët është në gjendje për të luajtur rolin më të rëndësishëm në paqen sociale.​

Gjithashtu një prefesionist vlerësohet si “njeri i mirë”, “i ndershëm”, duke qënë në përputhje me diplomat universitare ose tituj të mjaftueshëm për të mbështetur përdorimin dhe performancën e tyre në profesion. ​

Friday, January 1, 2021

Biologji

1 C'eshte biologjia, dhe si ndahet ajo?

A. Biologjia eshte shkenca qe studion jeten e gjalle.

B.Nga greqishtja Bios-Jete dhe logos- shkence.

C. Ndahet ne : citologji , parazitologji, virusologji, embrionologji, histologji, fiziologji,

anatomi, gjenetik, zoologji, ekologji, biogjorgrafi, etologji, antropologji,palentokogji.

 

2 Cilat hane vecorite e se gjalles?

A. Ndertimi qelizor i trupit. Njesia baze strukturore , fuksionale e se gjalles eshte qeliza.

B.Te gjitha qeniet e gjalla karakterizohen nga lende-kembimi. Te gjitha qeniet e gjalla

kembejne vazhdimisht lende ne mjedisin qe i rrethon.

C.Aftesia reaguese ndaj veprimit te faktoreve te caktuar. Organizmat e gjalla mund ti

pergjigjen ngacmuesve te ndryshem

D. Aftesia per rritje. Te gjitha qeniet e gjalla kane nje cikel jetesor, ato lindin , rriten,

diferencohen, zhvillohen riporodhohen ,dhe ne fund zhduken.

E.Aftesia riprodhuese. Qeniet e gjalla riprodhohen duke lene pasardhes te llojit te tyre.

F. Pershtatshmeria. Gjallesat e gjalla kane veti ti pershtaten mjedisti ku ato jetojne

 

Anatomi 2

1.Cfare quajme arterie?

Arteriet jan vazat qe enxjerrin gjakun nga zemra.

2.Cfare dini per trunkun pulmonar?

Trungu pulmunarfillon ne ventrikulin e djathte dhe pastaj ngjitet siper dhe nen harkun e aortesndahet ne arterien pulmonare ai djathte dhe arterien pulmunare te majte.Ne mushkeri ndahet ne arterie lobare dhe srterie segmentale deri ne nivelin e alveolave.

3.Nga del aorta dhe sa pjese ka ajo?

Aorta fillon ne ventrikulen e majtevazhdon ne harkun e aortes dhe perfundon ne pjesen zbrites e cila ngahet ne dy dege terminale arteriet iliakekomune e perbashket.

4.Cfare degesh jep aorta ngjitese?

Aorta ngjitese jep dy arterie koronare te cilat furnizojne me gjake zemren .

5.Kush jane deget qe dalin nga harku i aortes?

Deget qe dalin nga harku I aortes jane trungu brokiocefalik arteria  korotes komunis e majte dhe arteria subklavi e majte.

6.Ne sa pjese ndahet aorta zbritese?

Aorta zbritese ndahet ne pjesen torakale,dhe ne pjesen abdominale.

DHUNA NE FAMILJE

Para se të analizojmë dhe të shkojmë në përkufizimin e dhunës do doja të specifikoja që dhuna ka lindur bashkë me njeriun.

Kështu ne aspektin biblik, kemi historinë e Kainit dhe Abelit, ku për arsye xhelozie vëllai arrin te vrasë vëllane.

Në rendin kronologjik dhe historik Kaini është dhunuesi I parë që njeh historia njerëzore dhe Abeli ështe viktima e parë e dokumentuar, fatkeqesisht ky akt dhunë do te ndiqej prej shumë njerëzve të tjerë për shumë kohe, duke arritur edhe ditët e sotme. 

Friday, December 25, 2020

INFERMIERISTIKE PEDIATRI E PERGJITHSHME

 



Me poshte do te gjeni nje Cikel leksionesh per Infermieri-Pediatri e pergjithshme.

Mund ti lexoni dhe shkarkoni ne linkun bashkangjitur.

Leksioni 1 - shkarkoni ketu 

Leksioni 2 - shkarkoni ketu 

Leksioni 3 - shkarkoni ketu 

Leksioni 4 - shkarkoni ketu 

Leksioni 5 - shkarkoni ketu 

Leksioni 6 - shkarkoni ketu 

Leksioni 7 - shkarkoni ketu 

Leksioni 8 - shkarkoni ketu 

Leksioni 9 - shkarkoni ketu 

Leksioni 10 - shkarkoni ketu 



Sunday, March 22, 2020

Sistemi Kockor

Ne kete pjese do te gjeni si me poshte:
  • Kafka
  • Kolona Vertebrale
  • Skeleti Toraksit
  • Skeleti i Gjymtyreve te siperme
  • Skeleti i Gjymtyreve te poshtme

Mund ta shkarkoni ne formatin pdf ne linkun me poshte:

Hyrje ne Anatomine e Njeriut


Ne kete pjese do te gjeni:
  • Histori e shkurter
  • Veshtrimi i pergjithshem
  • Variacionet anatomike
  • Teminoligjia anatomike
  • Planet, boshtet dhe linjat anatomike
  • Termat e pergjithshem 
  • Pjeset dhe regjionet e trupit
  • Sistemet anatomike te trupit

Ne linkun me poshte do te gjeni te shkarkueshme ne formatin.pdf