Showing posts with label Teknikat dhe procedurat baze 1. Show all posts
Showing posts with label Teknikat dhe procedurat baze 1. Show all posts

Monday, January 9, 2023

DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE

DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE

Objektivi:

  • Mbrojtja e lëkurës dhe rrobave nga kontaminimi me mikroorganizma dhe mënjanimi i përhapjes së tyre në pacientë të tjerë ose objekte të ndryshme.

Materilalet e duhura:

  • Doreza
  • Përparse
  • Maske
  • Карuc
  • Syze të vogla sterile

Teknika:

  • Duhet të sigurohemi që dispozitivët për mbrojtie individuale nuk shkaktojnë alergji.

Veshja e dorezave:

  • Lajmë duart
  • Hiqim dorezat nga mbajtësja e tyre
  • Mbajmë dorezën nga pjesa e kyçit dhe fusim gishtat e dorës me ngadalë deri tek kyçi
  • Përsërisim të njëjtën proçedurë me dorën tjetër.

Heqja e dorezave:

  • Kapim me një dorë pjesën e jashtme të dorezës tjetër në nivelin e kyçit dhe pastaj e tërheqim.
  • Tërheqim dorezën tjetër sipër asaj që kemi hequr.

Veshja e përparses:

  • Kalojmë krahët në fillim me rradhë tek secila mëngë.
  • Lidhim rripin në nivelin e qafës dhe të belit.
  • Sigurohemi që përparsja mbulon komplet rrobat tona në mënyrë që të mos bëhemi pis nga lëngje të ndryshme.

Heqja e përparses:

  • Zgjidhim përparsen në nivelin e belit me duart të pastra ose me doreza të pastra.
  • Heqim dorezat.
  • Zgjidhim përparsen në nivelin e qafës.
  • Kapim përparsen poshtë qafës dhe heqim një mëngë
  • Përsërisim të njëjtën proçedurë dhe me dorën tjetër.
  • Mblidhim përparsen duke e kthyer mbrapsh dhe duke u siguruar që sipërfaqja e bëre pis nuk takon me duart ose lëkurën e pambrojtur.
  • Po të shohim se është bërë pis me gjakose materiale organike e hedhim në mbeturinat e rrezikshme. 
  • Po të mos jenë pis me gjak e hedhim në mbeturinat urbane.
  • Lajmë duart.

Vendosja e maskës:
  • Zgjedhim llojin e maskës.
  • Sipas tipit të saj vendosim llastikët rreth veshëve ose lidhim në fillim lidhëset e sipërme pastaj lidhëset e poshtme.
  • Zgjasim maskën nga poshtë duke filluar nga hunda, në mënyrë që të mbulojë gojën dhe mjekrën dhe pastaj shtrëngojmë pjesën metalike rreth kurrizit të hundës.
Heqja e maskës:
  • Zgjedhim llojin e maskës.
  • Heqim maskën nga fytyra pasi të kemi hequr dorezat. Në fillim zgjedhim lidhëset e poshtme pastaj të sipërmet.
  • Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbeturinat urbane.
  • Lajmë duart me kujdes.
Vendosja e kapucit:
  • Rregullojmë flokët në mënyrë që jenë të mbledhur mbrapa në brendësitë e kapuçit, mund të përdorim llastikë ose kapse të ndryshme.
  • Kur të jenë gati flokët, vendosim kapuçin në kokë dhe mbulojmë komplet flokët. Qëllimi i vënies së kapuçit është mbrojtja e flokëve nga sekrecione të ndryshme.
Heqja e kapucit:
  • Përdorim doreza te pastra ose duart te jenë të lara.
  • Fusim një dorë poshtë kapuçit dhe e lëvizim me kujdes në mënyrë që pjesa e sipërme e kontaminuar të mos takojë flokët ose lëkurën.
  • Po të jetë e kontaminuar me gjak ose materiale organike e hedhim në materialet e rrezikshme.
  • Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbetjet urbane.
  • Lajmë duart.
Vendosja e syzeve per te mbrojtur sytë:
  • Sigurohemi që dispozitivi i vënë të mbrojë pjesën e përparme e laterale të syve dhe të lërë një fushëpamje të qartë.
  • Lidhim dispozitivin sipas instruksioneve kryesore.
Heqja e syzeve për rë mbrojtur sytë:
  • Përdorim doreza të pastra ose duar duhet të jenë lara.
  • Sigurohemi që pjesa e kontaminuar e dispozitivit të mos takojë sytë, flokët ose lëkurën
  • Pastrojmë dhe e dizinfektojmë dispozitivët.
  • Lajmë duart.
Pas proçedurës:

  • Nëse dispozitivët janë të kontaminuara me gjak ose mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje të rrezikshme.
  • Nëse nuk janë të kontaminuar me gjak dhe me mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje urbane.
  • Lëvizim dispozitivët mbrojtës të kontaminuar në mënyrë të tillë që të mos kontaminojmë lëkurën e zbuluar, flokët ose veshjet tona.
  • Po të jetë një dispozitiv i njollosur e heqim gjithmonë duke përdorur dorezat.
  • Në rastin kur dispozitivi dhe dorezat janë pis heqim dorezat, lajmë duart dhe vendosim doreza të tjera për të hequr dispozitivët e tjerë.
Rezultatet e pritura:
  • Nuk verifikohet transmetimi i mikroorganizmave

LARJA E DUARVE

 

LARJA E DUARVE

Objektivi :

        ·        Heqja e agjenteve patogene nga duart dhe paisjet sanitare

 

Materialet e duhura:

        ·         Uje I rrjedhshem

        ·         Sapun

        ·         Lavaman me drenazh per saponin qe mos te bllokohet ne uje te kontaminuar

        ·         Copa një përdorimshme.

        ·         Peshqir.



Teknika:

        ·         Identifikojmë pacientin dhe prezantohemi.

        ·         Vlerësojmë prezencën e alergjive nga produktet që përdoren për higjenën e duarve.

        ·         Dekontaminojmë duart para se të kemi kontakt direkt me pacientin dhe veshim doreza sterile.

        ·         Dekontaminojmë duart pasi:

        ·         kemi pasur kontakt me lëkuren e infektuar të pacientit,

        ·         kemi pasur kontakt me likide apo sekrecione të trupit, mukozë, mjekime plagësh edhe nëse duart nuk duken të kontaminuara,

        ·         kemi pasur kontakt me objektet e afërta të pacientit,

        ·         jemi spostuar nga zona e kontaminuar në zonën jo të kontaminuar,

        ·         kemi hequr dorezat.

        ·         Lajmë duart me ujë dhe sapun antimikrobik dhe jo antimikrobik:

        ·         para se të hamë dhe pasi të kemi vajtur në tualet,

        ·         nëse duart jane vizualisht të pista, vizualisht tënjollosura me gjak, me likide tëtjera trupore apo të kontaminuara me material proteinik,

        ·         nëse dyshojmë apo jemi të sigurt për ekspozimin ndaj bacilit të Antraksit.

        ·         Shikojmë duart, për të verifikuar prezencën e lezioneve dhe për gjatësinë e thonjve.

        ·         Hapim ujin dhe e rregullojmë në temperaturën e duhur.

        ·         Aplikojmë sapunin në duar dhe i fërkojmë me kujdes.

        ·         Lajmë duart në të gjithë siperfaqen e tyre për 15 sek, duke i fërkuar.

        ·         Hapim gishtat për të futur sapunin ndërmjet tyre.

        ·         Fërkojmë majat e gishtave të njëres dorë me pëllëmbën e dorës tjetër.

        ·         Fërkojmë edhe një herë duart me njëra-tjetrën.

        ·         Vazhdojmë me larjen e parakrahëve.

        ·         Shpërlajmë duart e parakrahët me ujë dhe i thajmëme një peshqir njëpërdorimësh nga maja e gishtave deri në parakrah.

        ·         Hedhim peshqirin dhe përdorim një tjetër për të mbyllur rubinetat e ujit në mënyrë që të mos transmetohen mikroorganizmat nga siperfaqet e lagura tek duart.

·         Pas proçedurës:

  • Çdo punonjës sanitar mund të zhvillojë proçedura të  tjera.

 

Rezultatet që priten:

        ·         Duart do jenë të pastra dhe pa mikroorganizma patogjene.