Thursday, July 1, 2021

Çfarë janë Triggerpoint

Çfarë janë Triggerpoint?

Triggerpoint janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndjehet lehtë si një kokërre vogël ose  ndjehet e dhimbshme si një thumb. Ato arrijnë të mbajnë nën tension dhe kontraktim të gjithë fibrat muskulare mbi të cilat janë formuar, duke krijuar një “tel“ të tensionuar që ndjehet qartë në muskul. Nyjet e formuara mbi muskul quhen triggerpoint miofascial, për ti dalluar nga triggerpoint e formuara në indet e tjera të buta si: lëkura, ligamentet, tendinat .

  

Janë triggerpoint njëlloj si spazmat muskulare ?

 TP dhe spazma muskulare nuk janë e njëjta gjë. Një spazëm muskulare shkakton një kontraktim të fortë dhe të dhunshëm të të gjithë muskulit, ndërsa TP është një kontraktim vetëm në një pjesë shumë të vogël të muskulit. TP dhemb kur shtypet me gisht dhe ndjehet lehtësisht poshtë gishtit si një kokër që tenton të lëvizë kur gishti ushtron presion mbi të. Akoma më e rëndësishme është që TP shpërndan dhimbjen në vende të tjera të trupit larg vendodhjes së TP. P.sh një dhimbje koke nuk mund të shkaktohet vetëm nga një problem në kokë, por mund të jetë dërguar në pjesën e kokës, nga një ose më shumë TP që gjenden në muskujt e qafës. Nuk duhet të kërkohet kurrë problemi në vendin ku ndjehet dhimbja. TP miofasciale  janë shumë të zakonshmedhe gjenden pothuaj gjithmonë në trupine njëriut. Ato nuk njihen lehtë dhe identifikohen jokorrekt si shkaktarë të dhimbjeve në muskujt e skiletit . Fatkeqësisht ndodh që mjekët nuk dinë shumë rreth tyre dhe meqënëse TP nuk kapet nga rrezet X ( Grafia) , pacientëve u tregohet që nuk është asgjë serioze dhe mund të përdorin qetësues.

TP shkaktojnë ose kontribojnë një sërë problemesh si : dhimbje koke, qafe, shpatulle, mesi, simptomat e tunelit karpal, sindroma e bërrylit të tenistit dhe shumë lloje të tjera dhimbjesh të artikulacioneve që diagnostikohen gabimisht si artrite, tendinite, bursite ose dëmtime ligamentoze.

Simptoma të tjera që shkakton TP përveç dhimbjes janë: ndjesi të lodhjes, dridhje, ulje të lëvizshmërisë së gjymtyrëve, nause, marrje mendsh etj. Nëse dhimbja zgjat relativisht shumë dhe bëhet kronike mund të shkaktojë depresion .


Si mund ti njohim ne ku janë TP ?

Ështëe rëndësishme të dimë që TP nuk dhemb vetë.Kur ne ushtrojmë presion me gisht mbi të, sigurisht që do të ndjejmë një dhimbje therrëse. Shumë pacientë janë të befasuar nga gjetja e pikave të tilla të dhimbshme në trupin e tyre. Një terapist manual arrin të gjejë shumë shpejt ekzistencën e TP në muskul nëpërmjet prekjes . Shpërndarjae dhimbjes bëhet në një mënyrë dhe skemë të përcaktuar mirë. Një pikë e dhimbshme nuk është gjithmonënjë TP. Duhet që gjatë ushtrimit të presionit mbi pikën e dhimbshme të ndodhi shtritrja apo përhapjae dhimbjes. Mbas heqjes së presionit mbi pikën e dhimbshme, pacienti do të ndjejë një çlirim dhe lehtësim.

TP kanë tendencën të veprojnë në grup.Pra pritet që të gjenden më shumë së një TP mbi një muskul të tensionuar.



Klasifikohen në dy grupe:

1. Triggerpoint aktiv- provokon simptomatologji të dhimbshme kur ushtrohet presion mbi to. 

2. Triggerpoint latent- Nuk ka dhimbje, gjetja eTP latent është e vështirë. Janë në gjendje të aktivizohen dhe kthehen në TP aktive.


Çfarë i shkakton TP?

Të gjithë njerëzit zhvillojnë TP në muskujt e tyre. Disa më shumë se të tjerët për shumë arsye. Mosha e rritur, traumat akute, aksidentet e ndryshme, rrëzimet, frakturat, ndërhyrjet kirurgjikale, ushtrimet fizike të bëra gabim, pozicionet posturale të veçanta, infeksionet ( bakteriale-virusale) , inflamacionet, prishja e balancës hormonale. Dhimbja kronike mbi muskul shkakton mbajtjen e posturës së gabuar, shqetësime me gjumin, punen, koncentriminn, çrregullim të funksionimit normal të organeve të ndryshmeetj.


Sa kohë zgjat dhimja dhe trajtimi? 

TP në rastin e problemeve akute, simptomat shfaqen pas disa minutash dhe mund të eleminohen brënda 3-10  ditë. Problemet kronike që zgjasin shumë janë shumë komplekse, trajtimi dhe eliminimi i simptomave zgjat afro 6 javë. 


Si trajtohen TP?

TP mund të trajtohen në disa mënyra në varësi të trajnimit dhe specializimit të fizioterapistit. Mjekët mund të përdorin anastezi lokale, digitopresion, injeksione kortizonike, gjilpëra akupunture, përdorimi i sprait të ftohtë, stretching  muskular, masazhetj. . 

Në afro 3 ditë trajtim, bëhet thyerja e rrethit vicioz që mban muskujt të kontraktuar. Rritja e qarkullimit të gjakut që ka qënë i kufizuar në zonën rreth TP dhe fibrave të kontraktuara, me pamjaftuëshmëri të oksigjenit dhe vlerave të tjera ushqimore.  Cilido qoftë lloji i trajtimit të TP, gjithmonë trajtimi mbyllet me stretching. 


Traksioni

Traksioni është një teknikëe përdorur për të zgjatur indet e buta dhe për të ndarë sipërfaqet artikulare dhe fragmentet kockore përmes përdorimit të një force tërheqëse. Forca e aplikuar duhet të ketë madhësi të mjaftueshme dhe kohëzgjatjen e duhur ndërsa lëvizja kundërshtuesee trupit duhet të jetë me një forcë të barabartë dhe në kahun e kundërt.


Traksioni mund të realizohet  përmes metodavë të ndryshmenë mënyrë manuale ose të mekanizuar. Pavarësisht, nga metoda duhet të tejkalohët rezistenca e sipërfaqes. Ajo është afërsisht e barabartë me gjysmën e peshës së segmentit trupor. Forca mund të jetëe vazhdueshmee pandërprerë ose intermitente. Traksioni i vazhdueshëm përdor një forcë të vogël përgjatë një përiudhe të gjatë kohore(30-40 orë). Ky tip traksioni nuk tolerohet mirë dhe nuk përdoret shpesh. Traksioni i pandërprerë përdor një forcë më të madhe por në një përiudhe kohore të shkurtër (prsh 30-60min) dhe përdoret shpesh për zonën lumbare të kolonës vertebrale. Traksioni intermitent përdor forcë më të madhe për periudha të shkurtra kohore. Forca e traksionit mund të rritet ose të pakësohet gjatë çdo cikli trajtimi dhe mund të rregullohet kohëzgjatja e tërheqjes. Cikli përsëritet zakonisht për 15-25min, ku faza e traksionit varion 5-60sekonda dhe faza e qetësisë 5-15sekonda. Madhësia, kohëzgjatja, drejtimi i tërheqjes mund të ndryshojë. Më i përdorur është traksioni në nivel lumbar dhe cervikal.


No comments:

Post a Comment