LARJA E DUARVE
Objektivi :
· Heqja e agjenteve patogene nga duart dhe paisjet sanitare
Materialet e duhura:
· Uje I rrjedhshem
· Sapun
· Lavaman me drenazh per saponin qe mos te bllokohet ne uje te kontaminuar
· Copa një përdorimshme.
· Peshqir.
Teknika:
· Identifikojmë pacientin dhe prezantohemi.
· Vlerësojmë prezencën e alergjive nga produktet që përdoren për higjenën e duarve.
· Dekontaminojmë duart para se të kemi kontakt direkt me pacientin dhe veshim doreza sterile.
· Dekontaminojmë duart pasi:
· kemi pasur kontakt me lëkuren e infektuar të pacientit,
· kemi pasur kontakt me likide apo sekrecione të trupit, mukozë, mjekime plagësh edhe nëse duart nuk duken të kontaminuara,
· kemi pasur kontakt me objektet e afërta të pacientit,
· jemi spostuar nga zona e kontaminuar në zonën jo të kontaminuar,
· kemi hequr dorezat.
· Lajmë duart me ujë dhe sapun antimikrobik dhe jo antimikrobik:
· para se të hamë dhe pasi të kemi vajtur në tualet,
· nëse duart jane vizualisht të pista, vizualisht tënjollosura me gjak, me likide tëtjera trupore apo të kontaminuara me material proteinik,
· nëse dyshojmë apo jemi të sigurt për ekspozimin ndaj bacilit të Antraksit.
· Shikojmë duart, për të verifikuar prezencën e lezioneve dhe për gjatësinë e thonjve.
· Hapim ujin dhe e rregullojmë në temperaturën e duhur.
· Aplikojmë sapunin në duar dhe i fërkojmë me kujdes.
· Lajmë duart në të gjithë siperfaqen e tyre për 15 sek, duke i fërkuar.
· Hapim gishtat për të futur sapunin ndërmjet tyre.
· Fërkojmë majat e gishtave të njëres dorë me pëllëmbën e dorës tjetër.
· Fërkojmë edhe një herë duart me njëra-tjetrën.
· Vazhdojmë me larjen e parakrahëve.
· Shpërlajmë duart e parakrahët me ujë dhe i thajmëme një peshqir njëpërdorimësh nga maja e gishtave deri në parakrah.
· Hedhim peshqirin dhe përdorim një tjetër për të mbyllur rubinetat e ujit në mënyrë që të mos transmetohen mikroorganizmat nga siperfaqet e lagura tek duart.
· Pas proçedurës:
- Çdo punonjës sanitar mund të zhvillojë proçedura të tjera.
Rezultatet që priten:
· Duart do jenë të pastra dhe pa mikroorganizma patogjene.
No comments:
Post a Comment