Thursday, July 1, 2021

Fizioterapi

Fizioterapia karakterizohet nga:

Lëvizja -Mundësia e lëvizshmërisë është parashikim i rëndësishëm i shëndetit dhe mirëqënies. Lëvizja varet nga funksione integrale dhe të koordinuara të trupit të njeriut në nivele të ndryshme . Fizioterapia ështëe drejtuar në nevojën e njeriut për lëvizje dhe potencialet apo mundësitëe tij.

Individi - Individë të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme që vijnë si rezultat i reaksioneve fizike, psikologjike dhe sociale ndaj kërkohet, në bazë të principeveetike të fizioterapistit, të ofrojë shërbime duke respektuar këto nevoja.


Ndërveprimi pacient/fizioterapist

Arritja e mirëkuptimit mes fizioterapistit dhe pacientit është thelbësore në përcaktimin e nevojave të pacientit , objektivat e trajtimit si dhe siguron pjesëmarrje aktive të pacientit në këto proçese. Interaksioni,është parakusht për ndryshime pozitive në kuptimin e vet trupit dhe lëvizjes duke përparuar në mirëqënie të përgjithshme.

Autonomia profesionale

Aftësia profesionale përgatit fizioterapistin për punë të pavarur. Fizioterapisti ka liri të plotë në përcaktimin e ndërhyrjeve fizioterapeutike ndaj pacientit.

Diagnoza

Diagnoza në kuadër të fizioterapisë vendoset në bazë të vlerësimit klinik që mundëson përcaktimin e dëmtimeve dhe kufizimeve funksionale. Në përcaktimin e diagnozës rol kryesor ka mjeku MFR.


Parimet etike

Të respektojë e të pranojë historinë e profesionit

Të bazohet në realitetin e praktikës bashkohore dhe materialet hulumtuese në zhvillim

Të mos lejojë dallime në kultura, besime, vlera e nevoja shëndetësore

Pranimi i modeleve dhe definicionit të pranuara ndërkombëtarisht (nga OBSH)

Të sigurojë rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të profesionit

Të përdorë terminologji të kuptueshme

Të bazojë praktikën klinike te fakte të mundshme

Të respektojë mbarëvajtjen e praktikës, hulumtimit dheedukimit brenda profesionit

Të përshtatet me ndryshimet në profesion dhe zhvillimin e vazhdueshem të njohurive


Fizioterapisti

Është  specialist  shëndetësor i cili punon me persona të të gjitha moshave për të rivendosur funksione optimale trupore

Ka përgjegjësi etike dhe ligjore të mbledhë të dhëna të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e suksesshëm të aktiviteteve preventive dhe rehabilituese

Siguron shërbime në:

-sektorin privat dhe shoqëror 

-shërbime ambulatore

–spitalore

-insitucione rehabilituese

-qendra sportiveetj


Rolet e fizioterapistit

Roli klinik

Planifikon

Organizon

Udhëheq dhe mbikqyr proçesin fizioterapeutik në (spitale, njësi ambulatore, institucione rehabilituese, fizioterapisë në shtëpi etj)


Roli  këshillues

Përfshinvlerësimin fillestar, hartimin e programit pa ndërhyrjet fizioterapeutike

Këshillime të pacientëve/këshillime në shkolla etj


Roli edukativ

Informimi i studentëve të fizioterapisë

Realizimi i programeve arsimore në institucione lokale dhe rajonale

Rritjen e vetëdijes publike për mundësitëe fizioterapisë


Roli hulumtues

Analizimi dhe zbatimi i arritjeve shkencore në Fizioterapi

Pjesëmarrja, planifikimi dherealizimi i hulumtimeve klinike

Vendosja e principeve tëefikasitetit dhe racionalitetit në praktikën klinike


Roli administrativ

Mbikqyrja e kualitetit të shërbimit dhe produktivitetit kli.nik

Mbikqyrja e burimeve

Planifikimii input/output


Qasja e problemit në fizioterapi

Rehabilitimi është njëproçes i gjërë dhe i pandashëm i aftësimit dhe riaftësimit që përmban aspekte mjekësore, profesionale dhe sociale të bazuara në 3 principe:

-kompleksivitetit (mjekësore, edukativ, social, psikologjik, profesional)

-kontinuiteti (vazhdimësia e të gjithë aspekteve të rehabilitimit pa ndërprerje)

-puna ekipore (bashkëpunim dhe koordinim i gjithë anëtarëve tëekipit)


Parimet e qasjes së problemit në fizioterapi

Identifikimi i problemit

Matja e aspekteve kryesore të problemit, të rëndësishme për funksionimin

Përcaktimi i objektivave reale

Planifikimi i të gjitha metodave fizioterapeutike që mendohet të aplikohen për arritjen e objektivave

Aplikimi i procedurave fizioterapeutike në kohën e duhur

Përsëritja e vlerësimit

Ripërcaktimi i objektivave nëseekziston mundësia reale për përparim të mëtejshëm


Dokumentimi në fizioterapi

Dokumentimi i proçesit fizioterapeutik është i domosdoshëm

Siguron mbijetesën e profesionit (fizioterapisti mbron veten dhe punën e tij)

Informon pjëstarët e stafit mjekësor

Vlerëson efikasitetin e procedurave fizioterapeutike

Formati S.O.A.P i dokumentimit

Informatat subjektive

Informatat  objektive (mblidhen nga veprimet e ndryshme matëse: ROM, TMM, respirimi, gjëndja e lëkurës, sjellja, funksionaliteti në AJP) 

Vlerësimi (identifikimi i problemit dhe caktimi i objektivave afatshkurtra dhe afatgjata)

Hartimi i planprogramit


Nivelet eorganizimit të fizioterapisë

Fizioterapia ambulatore ose poliklinike (shërbimet ofrohen brenda ose jashtë spitalit apo qendrës rehabilituese)

Fizioterapia spitalore ose stacionare (shërbimet fizioterapeutike ofrohen në repartet spitalore, njësitëe kujdesit intensiv dhe njësi të tjera stacionare)

Fizioterapia në shtëpi (shërbimet fizioterapeutike të ofrohen në shtëpinëe pacientit)


Llojet e organizimit të njësivefizioterapeutike

1.Organizimi fragmentar

Organizimi fragmentar i fizioterapisë ambulatore është një formë e vjetër e organizimit të fizioterapisë. Ky tip organizimi bazohet në ndarje hapësinore të pjesëve përbërëse të fizioterapisë dhe përqëndrohet tek dëmtimi jo tek problemi. Në të shumtën e rasteve ky organizim i jep përparësi proçedurave fizioterapeutike që nuk kërkojnë pjesëmarrje aktive të pacientit duke i kushtuar vemendje proçedurave me aparatura. Niveli i pavarësisë profesionale është shumë i ulët.

2. Organizimi integral

Organizimi integral është formë modernee organizimit të proçedurave fizioterapeutike të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të fokusuara të problemi. Veprimet fizioterapeutike kërkojnë pjesëmarrje aktive të pacientit gjatë terapisë. Ky lloj organizimi kontribuon në zhvillimin e kreativitetit të fizioterapistit dhe niveli i pavarësisë profesionaleështë më i madh se organizimi fragmentar. Pacienti i qaset trajtimit në mënyrë holicistike (gjithëpërfshirëse) .


Trajtimet fizioterapeutike

1.fizioterapia në ortopedi                                                                                                      2.fizioterapia në neurologji                                                                                                    3.fizioterapia në çrregullimet e sistemit lokomotor                                                                4.fizioterapia ne  kardiologji                                                                                                  5.fizioterapia në çrregullime vaskulare dhe limfatike                                              6.fizioterapia në patologjitë respiratore                                                                          7.fizioterapia në reumatologji                                                                                                8.fizioterapia në personat e amputuar                                                                                9.fizioterapia në personat me djegie                                                                                    10.fizioterapia në onkologji                                                                                  11.fizioterapia në gjinekologji                                                                                                12.fizioterapia në pediatri                                                                                                    13.fizioterapia në gerantologji                                                                                                        

▼Fizioterapia në geriatri: Përqëndrohet në riaftësimin e individëve të moshuar.Vlerësimi i riaftësimit geriartrik  mund të bëhet nga një perspektivë tërësisht funksionale, duke mos i kushtuar shumë vemendje fizpatologjisë por paaftësisë që shkaktohet. Moshimi me një paaftësi është çështje e vecantë dhe e vështirë. Grupmosha 65-85 vjeç karakterizohet nga brishtësia.  Brishtësia përkufizohet si humbje e aftësisë përshtatëse që lidhet me moshën dhe sëmundjen në mënyrë të tillë që ngjarjet me stres minor të mëparshëm çojnë në pasoja  biomjekësore dhe sociale. Rehabilitimi i kësaj grupmoshe përqëndrohet në dy kategori: pacienti (trajtimi farmakologjik dhe ai fizioterapeutik) dhe mjedisi. 


Pajisja e hapësirës për fizioterapi


Madhësia

Madhësia idealee hapësirës për fizioterapi varet nga niveli i organizimit të fizioterapisë, por gjithmonë duhet patur parasysh se fizioterapia është një qasje “ballë për ballë” dhe nuk preferohet të punohet në grupe të mëdha sepse në këtë rast kalojmë te fusha e rekreacionit dhe jo e fizioterapisë.  Hapësira optimale për të kryer proçedurat fizioterapeutikeështë 40-60 m2 , me ndricim natyral dhe temperaturë të përshtatshme(28˚).

Faktorët që ndikojnë në pajisjen e hapësirës për fizioterapi janë:

1-lloji i organizimit të fizioterapisë

2-aftësimi profesional i personelit mjekësor

3-kufizimet hapësinore

4-kërkesat specifike për ndihmesa në bazë të teknikave fizioterapeutike

5-kufizimet financiare


Pajisjet standarte të hapësirës për fizioterapi

-krevati me mundësi përshtatje të lartësisë

-tavolina e punës

-topa (65-75-85) dhe karrige pa mbështetëse

-pasqyra të thjeshta dhe të kuadratuara

-aparate multifunksionale për elektroterapi

-pajisje speciale (shkallët suedeze, ergobiçikletë, mjete për ushtrime kundër rezistencës, mjete për ushtrime barazpeshimi, vegla për supension etj)

-mjete matëse (goniometër, metër shirit)

-vegla të ndryshme didaktike

-tapetët


No comments:

Post a Comment