Monday, January 9, 2023

DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE

DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE

Objektivi:

  • Mbrojtja e lëkurës dhe rrobave nga kontaminimi me mikroorganizma dhe mënjanimi i përhapjes së tyre në pacientë të tjerë ose objekte të ndryshme.

Materilalet e duhura:

  • Doreza
  • Përparse
  • Maske
  • Карuc
  • Syze të vogla sterile

Teknika:

  • Duhet të sigurohemi që dispozitivët për mbrojtie individuale nuk shkaktojnë alergji.

Veshja e dorezave:

  • Lajmë duart
  • Hiqim dorezat nga mbajtësja e tyre
  • Mbajmë dorezën nga pjesa e kyçit dhe fusim gishtat e dorës me ngadalë deri tek kyçi
  • Përsërisim të njëjtën proçedurë me dorën tjetër.

Heqja e dorezave:

  • Kapim me një dorë pjesën e jashtme të dorezës tjetër në nivelin e kyçit dhe pastaj e tërheqim.
  • Tërheqim dorezën tjetër sipër asaj që kemi hequr.

Veshja e përparses:

  • Kalojmë krahët në fillim me rradhë tek secila mëngë.
  • Lidhim rripin në nivelin e qafës dhe të belit.
  • Sigurohemi që përparsja mbulon komplet rrobat tona në mënyrë që të mos bëhemi pis nga lëngje të ndryshme.

Heqja e përparses:

  • Zgjidhim përparsen në nivelin e belit me duart të pastra ose me doreza të pastra.
  • Heqim dorezat.
  • Zgjidhim përparsen në nivelin e qafës.
  • Kapim përparsen poshtë qafës dhe heqim një mëngë
  • Përsërisim të njëjtën proçedurë dhe me dorën tjetër.
  • Mblidhim përparsen duke e kthyer mbrapsh dhe duke u siguruar që sipërfaqja e bëre pis nuk takon me duart ose lëkurën e pambrojtur.
  • Po të shohim se është bërë pis me gjakose materiale organike e hedhim në mbeturinat e rrezikshme. 
  • Po të mos jenë pis me gjak e hedhim në mbeturinat urbane.
  • Lajmë duart.

Vendosja e maskës:
  • Zgjedhim llojin e maskës.
  • Sipas tipit të saj vendosim llastikët rreth veshëve ose lidhim në fillim lidhëset e sipërme pastaj lidhëset e poshtme.
  • Zgjasim maskën nga poshtë duke filluar nga hunda, në mënyrë që të mbulojë gojën dhe mjekrën dhe pastaj shtrëngojmë pjesën metalike rreth kurrizit të hundës.
Heqja e maskës:
  • Zgjedhim llojin e maskës.
  • Heqim maskën nga fytyra pasi të kemi hequr dorezat. Në fillim zgjedhim lidhëset e poshtme pastaj të sipërmet.
  • Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbeturinat urbane.
  • Lajmë duart me kujdes.
Vendosja e kapucit:
  • Rregullojmë flokët në mënyrë që jenë të mbledhur mbrapa në brendësitë e kapuçit, mund të përdorim llastikë ose kapse të ndryshme.
  • Kur të jenë gati flokët, vendosim kapuçin në kokë dhe mbulojmë komplet flokët. Qëllimi i vënies së kapuçit është mbrojtja e flokëve nga sekrecione të ndryshme.
Heqja e kapucit:
  • Përdorim doreza te pastra ose duart te jenë të lara.
  • Fusim një dorë poshtë kapuçit dhe e lëvizim me kujdes në mënyrë që pjesa e sipërme e kontaminuar të mos takojë flokët ose lëkurën.
  • Po të jetë e kontaminuar me gjak ose materiale organike e hedhim në materialet e rrezikshme.
  • Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbetjet urbane.
  • Lajmë duart.
Vendosja e syzeve per te mbrojtur sytë:
  • Sigurohemi që dispozitivi i vënë të mbrojë pjesën e përparme e laterale të syve dhe të lërë një fushëpamje të qartë.
  • Lidhim dispozitivin sipas instruksioneve kryesore.
Heqja e syzeve për rë mbrojtur sytë:
  • Përdorim doreza të pastra ose duar duhet të jenë lara.
  • Sigurohemi që pjesa e kontaminuar e dispozitivit të mos takojë sytë, flokët ose lëkurën
  • Pastrojmë dhe e dizinfektojmë dispozitivët.
  • Lajmë duart.
Pas proçedurës:

  • Nëse dispozitivët janë të kontaminuara me gjak ose mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje të rrezikshme.
  • Nëse nuk janë të kontaminuar me gjak dhe me mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje urbane.
  • Lëvizim dispozitivët mbrojtës të kontaminuar në mënyrë të tillë që të mos kontaminojmë lëkurën e zbuluar, flokët ose veshjet tona.
  • Po të jetë një dispozitiv i njollosur e heqim gjithmonë duke përdorur dorezat.
  • Në rastin kur dispozitivi dhe dorezat janë pis heqim dorezat, lajmë duart dhe vendosim doreza të tjera për të hequr dispozitivët e tjerë.
Rezultatet e pritura:
  • Nuk verifikohet transmetimi i mikroorganizmave

No comments:

Post a Comment