Showing posts with label Mjeksi. Show all posts
Showing posts with label Mjeksi. Show all posts

Monday, January 9, 2023

DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE

DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE

Objektivi:

  • Mbrojtja e lëkurës dhe rrobave nga kontaminimi me mikroorganizma dhe mënjanimi i përhapjes së tyre në pacientë të tjerë ose objekte të ndryshme.

Materilalet e duhura:

  • Doreza
  • Përparse
  • Maske
  • Карuc
  • Syze të vogla sterile

Teknika:

  • Duhet të sigurohemi që dispozitivët për mbrojtie individuale nuk shkaktojnë alergji.

Veshja e dorezave:

  • Lajmë duart
  • Hiqim dorezat nga mbajtësja e tyre
  • Mbajmë dorezën nga pjesa e kyçit dhe fusim gishtat e dorës me ngadalë deri tek kyçi
  • Përsërisim të njëjtën proçedurë me dorën tjetër.

Heqja e dorezave:

  • Kapim me një dorë pjesën e jashtme të dorezës tjetër në nivelin e kyçit dhe pastaj e tërheqim.
  • Tërheqim dorezën tjetër sipër asaj që kemi hequr.

Veshja e përparses:

  • Kalojmë krahët në fillim me rradhë tek secila mëngë.
  • Lidhim rripin në nivelin e qafës dhe të belit.
  • Sigurohemi që përparsja mbulon komplet rrobat tona në mënyrë që të mos bëhemi pis nga lëngje të ndryshme.

Heqja e përparses:

  • Zgjidhim përparsen në nivelin e belit me duart të pastra ose me doreza të pastra.
  • Heqim dorezat.
  • Zgjidhim përparsen në nivelin e qafës.
  • Kapim përparsen poshtë qafës dhe heqim një mëngë
  • Përsërisim të njëjtën proçedurë dhe me dorën tjetër.
  • Mblidhim përparsen duke e kthyer mbrapsh dhe duke u siguruar që sipërfaqja e bëre pis nuk takon me duart ose lëkurën e pambrojtur.
  • Po të shohim se është bërë pis me gjakose materiale organike e hedhim në mbeturinat e rrezikshme. 
  • Po të mos jenë pis me gjak e hedhim në mbeturinat urbane.
  • Lajmë duart.

Vendosja e maskës:
  • Zgjedhim llojin e maskës.
  • Sipas tipit të saj vendosim llastikët rreth veshëve ose lidhim në fillim lidhëset e sipërme pastaj lidhëset e poshtme.
  • Zgjasim maskën nga poshtë duke filluar nga hunda, në mënyrë që të mbulojë gojën dhe mjekrën dhe pastaj shtrëngojmë pjesën metalike rreth kurrizit të hundës.
Heqja e maskës:
  • Zgjedhim llojin e maskës.
  • Heqim maskën nga fytyra pasi të kemi hequr dorezat. Në fillim zgjedhim lidhëset e poshtme pastaj të sipërmet.
  • Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbeturinat urbane.
  • Lajmë duart me kujdes.
Vendosja e kapucit:
  • Rregullojmë flokët në mënyrë që jenë të mbledhur mbrapa në brendësitë e kapuçit, mund të përdorim llastikë ose kapse të ndryshme.
  • Kur të jenë gati flokët, vendosim kapuçin në kokë dhe mbulojmë komplet flokët. Qëllimi i vënies së kapuçit është mbrojtja e flokëve nga sekrecione të ndryshme.
Heqja e kapucit:
  • Përdorim doreza te pastra ose duart te jenë të lara.
  • Fusim një dorë poshtë kapuçit dhe e lëvizim me kujdes në mënyrë që pjesa e sipërme e kontaminuar të mos takojë flokët ose lëkurën.
  • Po të jetë e kontaminuar me gjak ose materiale organike e hedhim në materialet e rrezikshme.
  • Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbetjet urbane.
  • Lajmë duart.
Vendosja e syzeve per te mbrojtur sytë:
  • Sigurohemi që dispozitivi i vënë të mbrojë pjesën e përparme e laterale të syve dhe të lërë një fushëpamje të qartë.
  • Lidhim dispozitivin sipas instruksioneve kryesore.
Heqja e syzeve për rë mbrojtur sytë:
  • Përdorim doreza të pastra ose duar duhet të jenë lara.
  • Sigurohemi që pjesa e kontaminuar e dispozitivit të mos takojë sytë, flokët ose lëkurën
  • Pastrojmë dhe e dizinfektojmë dispozitivët.
  • Lajmë duart.
Pas proçedurës:

  • Nëse dispozitivët janë të kontaminuara me gjak ose mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje të rrezikshme.
  • Nëse nuk janë të kontaminuar me gjak dhe me mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje urbane.
  • Lëvizim dispozitivët mbrojtës të kontaminuar në mënyrë të tillë që të mos kontaminojmë lëkurën e zbuluar, flokët ose veshjet tona.
  • Po të jetë një dispozitiv i njollosur e heqim gjithmonë duke përdorur dorezat.
  • Në rastin kur dispozitivi dhe dorezat janë pis heqim dorezat, lajmë duart dhe vendosim doreza të tjera për të hequr dispozitivët e tjerë.
Rezultatet e pritura:
  • Nuk verifikohet transmetimi i mikroorganizmave

Thursday, July 1, 2021

Fizioterapi

Fizioterapia karakterizohet nga:

Lëvizja -Mundësia e lëvizshmërisë është parashikim i rëndësishëm i shëndetit dhe mirëqënies. Lëvizja varet nga funksione integrale dhe të koordinuara të trupit të njeriut në nivele të ndryshme . Fizioterapia ështëe drejtuar në nevojën e njeriut për lëvizje dhe potencialet apo mundësitëe tij.

Individi - Individë të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme që vijnë si rezultat i reaksioneve fizike, psikologjike dhe sociale ndaj kërkohet, në bazë të principeveetike të fizioterapistit, të ofrojë shërbime duke respektuar këto nevoja.


Ndërveprimi pacient/fizioterapist

Arritja e mirëkuptimit mes fizioterapistit dhe pacientit është thelbësore në përcaktimin e nevojave të pacientit , objektivat e trajtimit si dhe siguron pjesëmarrje aktive të pacientit në këto proçese. Interaksioni,është parakusht për ndryshime pozitive në kuptimin e vet trupit dhe lëvizjes duke përparuar në mirëqënie të përgjithshme.

Autonomia profesionale

Aftësia profesionale përgatit fizioterapistin për punë të pavarur. Fizioterapisti ka liri të plotë në përcaktimin e ndërhyrjeve fizioterapeutike ndaj pacientit.

Diagnoza

Diagnoza në kuadër të fizioterapisë vendoset në bazë të vlerësimit klinik që mundëson përcaktimin e dëmtimeve dhe kufizimeve funksionale. Në përcaktimin e diagnozës rol kryesor ka mjeku MFR.

Çfarë janë Triggerpoint

Çfarë janë Triggerpoint?

Triggerpoint janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndjehet lehtë si një kokërre vogël ose  ndjehet e dhimbshme si një thumb. Ato arrijnë të mbajnë nën tension dhe kontraktim të gjithë fibrat muskulare mbi të cilat janë formuar, duke krijuar një “tel“ të tensionuar që ndjehet qartë në muskul. Nyjet e formuara mbi muskul quhen triggerpoint miofascial, për ti dalluar nga triggerpoint e formuara në indet e tjera të buta si: lëkura, ligamentet, tendinat .

  

Friday, January 1, 2021

Biologji

1 C'eshte biologjia, dhe si ndahet ajo?

A. Biologjia eshte shkenca qe studion jeten e gjalle.

B.Nga greqishtja Bios-Jete dhe logos- shkence.

C. Ndahet ne : citologji , parazitologji, virusologji, embrionologji, histologji, fiziologji,

anatomi, gjenetik, zoologji, ekologji, biogjorgrafi, etologji, antropologji,palentokogji.

 

2 Cilat hane vecorite e se gjalles?

A. Ndertimi qelizor i trupit. Njesia baze strukturore , fuksionale e se gjalles eshte qeliza.

B.Te gjitha qeniet e gjalla karakterizohen nga lende-kembimi. Te gjitha qeniet e gjalla

kembejne vazhdimisht lende ne mjedisin qe i rrethon.

C.Aftesia reaguese ndaj veprimit te faktoreve te caktuar. Organizmat e gjalla mund ti

pergjigjen ngacmuesve te ndryshem

D. Aftesia per rritje. Te gjitha qeniet e gjalla kane nje cikel jetesor, ato lindin , rriten,

diferencohen, zhvillohen riporodhohen ,dhe ne fund zhduken.

E.Aftesia riprodhuese. Qeniet e gjalla riprodhohen duke lene pasardhes te llojit te tyre.

F. Pershtatshmeria. Gjallesat e gjalla kane veti ti pershtaten mjedisti ku ato jetojne

 

Anatomi 2

1.Cfare quajme arterie?

Arteriet jan vazat qe enxjerrin gjakun nga zemra.

2.Cfare dini per trunkun pulmonar?

Trungu pulmunarfillon ne ventrikulin e djathte dhe pastaj ngjitet siper dhe nen harkun e aortesndahet ne arterien pulmonare ai djathte dhe arterien pulmunare te majte.Ne mushkeri ndahet ne arterie lobare dhe srterie segmentale deri ne nivelin e alveolave.

3.Nga del aorta dhe sa pjese ka ajo?

Aorta fillon ne ventrikulen e majtevazhdon ne harkun e aortes dhe perfundon ne pjesen zbrites e cila ngahet ne dy dege terminale arteriet iliakekomune e perbashket.

4.Cfare degesh jep aorta ngjitese?

Aorta ngjitese jep dy arterie koronare te cilat furnizojne me gjake zemren .

5.Kush jane deget qe dalin nga harku i aortes?

Deget qe dalin nga harku I aortes jane trungu brokiocefalik arteria  korotes komunis e majte dhe arteria subklavi e majte.

6.Ne sa pjese ndahet aorta zbritese?

Aorta zbritese ndahet ne pjesen torakale,dhe ne pjesen abdominale.

Friday, December 25, 2020

INFERMIERISTIKE PEDIATRI E PERGJITHSHME

 



Me poshte do te gjeni nje Cikel leksionesh per Infermieri-Pediatri e pergjithshme.

Mund ti lexoni dhe shkarkoni ne linkun bashkangjitur.

Leksioni 1 - shkarkoni ketu 

Leksioni 2 - shkarkoni ketu 

Leksioni 3 - shkarkoni ketu 

Leksioni 4 - shkarkoni ketu 

Leksioni 5 - shkarkoni ketu 

Leksioni 6 - shkarkoni ketu 

Leksioni 7 - shkarkoni ketu 

Leksioni 8 - shkarkoni ketu 

Leksioni 9 - shkarkoni ketu 

Leksioni 10 - shkarkoni ketu