DISPOZITIVËT PËR MBROJTIE INDIVIDUALE
Objektivi:
- Mbrojtja e lëkurës dhe rrobave nga kontaminimi me mikroorganizma dhe mënjanimi i përhapjes së tyre në pacientë të tjerë ose objekte të ndryshme.
Materilalet e duhura:
- Doreza
- Përparse
- Maske
- Карuc
- Syze të vogla sterile
Teknika:
- Duhet të sigurohemi që dispozitivët për mbrojtie individuale nuk shkaktojnë alergji.
Veshja e dorezave:
- Lajmë duart
- Hiqim dorezat nga mbajtësja e tyre
- Mbajmë dorezën nga pjesa e kyçit dhe fusim gishtat e dorës me ngadalë deri tek kyçi
- Përsërisim të njëjtën proçedurë me dorën tjetër.
Heqja e dorezave:
- Kapim me një dorë pjesën e jashtme të dorezës tjetër në nivelin e kyçit dhe pastaj e tërheqim.
- Tërheqim dorezën tjetër sipër asaj që kemi hequr.
Veshja e përparses:
- Kalojmë krahët në fillim me rradhë tek secila mëngë.
- Lidhim rripin në nivelin e qafës dhe të belit.
- Sigurohemi që përparsja mbulon komplet rrobat tona në mënyrë që të mos bëhemi pis nga lëngje të ndryshme.
Heqja e përparses:
- Zgjidhim përparsen në nivelin e belit me duart të pastra ose me doreza të pastra.
- Heqim dorezat.
- Zgjidhim përparsen në nivelin e qafës.
- Kapim përparsen poshtë qafës dhe heqim një mëngë
- Përsërisim të njëjtën proçedurë dhe me dorën tjetër.
- Mblidhim përparsen duke e kthyer mbrapsh dhe duke u siguruar që sipërfaqja e bëre pis nuk takon me duart ose lëkurën e pambrojtur.
- Po të shohim se është bërë pis me gjakose materiale organike e hedhim në mbeturinat e rrezikshme.
- Po të mos jenë pis me gjak e hedhim në mbeturinat urbane.
- Lajmë duart.
- Zgjedhim llojin e maskës.
- Sipas tipit të saj vendosim llastikët rreth veshëve ose lidhim në fillim lidhëset e sipërme pastaj lidhëset e poshtme.
- Zgjasim maskën nga poshtë duke filluar nga hunda, në mënyrë që të mbulojë gojën dhe mjekrën dhe pastaj shtrëngojmë pjesën metalike rreth kurrizit të hundës.
- Zgjedhim llojin e maskës.
- Heqim maskën nga fytyra pasi të kemi hequr dorezat. Në fillim zgjedhim lidhëset e poshtme pastaj të sipërmet.
- Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbeturinat urbane.
- Lajmë duart me kujdes.
- Rregullojmë flokët në mënyrë që jenë të mbledhur mbrapa në brendësitë e kapuçit, mund të përdorim llastikë ose kapse të ndryshme.
- Kur të jenë gati flokët, vendosim kapuçin në kokë dhe mbulojmë komplet flokët. Qëllimi i vënies së kapuçit është mbrojtja e flokëve nga sekrecione të ndryshme.
- Përdorim doreza te pastra ose duart te jenë të lara.
- Fusim një dorë poshtë kapuçit dhe e lëvizim me kujdes në mënyrë që pjesa e sipërme e kontaminuar të mos takojë flokët ose lëkurën.
- Po të jetë e kontaminuar me gjak ose materiale organike e hedhim në materialet e rrezikshme.
- Po të mos jetë e kontaminuar e hedhim në mbetjet urbane.
- Lajmë duart.
- Sigurohemi që dispozitivi i vënë të mbrojë pjesën e përparme e laterale të syve dhe të lërë një fushëpamje të qartë.
- Lidhim dispozitivin sipas instruksioneve kryesore.
- Përdorim doreza të pastra ose duar duhet të jenë lara.
- Sigurohemi që pjesa e kontaminuar e dispozitivit të mos takojë sytë, flokët ose lëkurën
- Pastrojmë dhe e dizinfektojmë dispozitivët.
- Lajmë duart.
- Nëse dispozitivët janë të kontaminuara me gjak ose mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje të rrezikshme.
- Nëse nuk janë të kontaminuar me gjak dhe me mbetje organike i hedhim në kontenitorin për mbetje urbane.
- Lëvizim dispozitivët mbrojtës të kontaminuar në mënyrë të tillë që të mos kontaminojmë lëkurën e zbuluar, flokët ose veshjet tona.
- Po të jetë një dispozitiv i njollosur e heqim gjithmonë duke përdorur dorezat.
- Në rastin kur dispozitivi dhe dorezat janë pis heqim dorezat, lajmë duart dhe vendosim doreza të tjera për të hequr dispozitivët e tjerë.
- Nuk verifikohet transmetimi i mikroorganizmave