Thursday, July 1, 2021

Fizioterapi

Fizioterapia karakterizohet nga:

Lëvizja -Mundësia e lëvizshmërisë është parashikim i rëndësishëm i shëndetit dhe mirëqënies. Lëvizja varet nga funksione integrale dhe të koordinuara të trupit të njeriut në nivele të ndryshme . Fizioterapia ështëe drejtuar në nevojën e njeriut për lëvizje dhe potencialet apo mundësitëe tij.

Individi - Individë të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme që vijnë si rezultat i reaksioneve fizike, psikologjike dhe sociale ndaj kërkohet, në bazë të principeveetike të fizioterapistit, të ofrojë shërbime duke respektuar këto nevoja.


Ndërveprimi pacient/fizioterapist

Arritja e mirëkuptimit mes fizioterapistit dhe pacientit është thelbësore në përcaktimin e nevojave të pacientit , objektivat e trajtimit si dhe siguron pjesëmarrje aktive të pacientit në këto proçese. Interaksioni,është parakusht për ndryshime pozitive në kuptimin e vet trupit dhe lëvizjes duke përparuar në mirëqënie të përgjithshme.

Autonomia profesionale

Aftësia profesionale përgatit fizioterapistin për punë të pavarur. Fizioterapisti ka liri të plotë në përcaktimin e ndërhyrjeve fizioterapeutike ndaj pacientit.

Diagnoza

Diagnoza në kuadër të fizioterapisë vendoset në bazë të vlerësimit klinik që mundëson përcaktimin e dëmtimeve dhe kufizimeve funksionale. Në përcaktimin e diagnozës rol kryesor ka mjeku MFR.

Çfarë janë Triggerpoint

Çfarë janë Triggerpoint?

Triggerpoint janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndjehet lehtë si një kokërre vogël ose  ndjehet e dhimbshme si një thumb. Ato arrijnë të mbajnë nën tension dhe kontraktim të gjithë fibrat muskulare mbi të cilat janë formuar, duke krijuar një “tel“ të tensionuar që ndjehet qartë në muskul. Nyjet e formuara mbi muskul quhen triggerpoint miofascial, për ti dalluar nga triggerpoint e formuara në indet e tjera të buta si: lëkura, ligamentet, tendinat .